Policia e Kosovës në dy raste të ndryshme ka parandaluar kontrabandën me mallra në kufirin Kosovë – Serbi.
Rasti i parë ka ndodhur në brezin kufitar Serbi-Kosovë, njësiti Task Forcë ka ndërmarrë masa të nevojshme operativo-taktike, ku në zonën e Kamenicës është ndaluar automjeti Mercedes furgon me targa vendore, i cili është vërejtur duke hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës, ku drejtues ishte personi R.M.,1988mashkull kosovar.
Rasti i dytë ka ndodhur në rrugën Stublinē – Dobërqan automjeti Tauran, me targa serbe, i cili dyshohet se kishte hyrë nëmënyrë ilegale në Republikën e Kosovës, në përpjekje per t’iu shmangur kontrollit të njësitit Task Forcë dhe duke mos iu bindur urdhrave tëPolicisë,përveç që ka rrezikuar zyrtarëtpolicorë, i njëjti gjatë vozitjes humb kontrollin mbi automjet duke dalë nga rruga.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti Task Forcë, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren.
Si rezultat i këtyre kontrolleve me datën 11.09.2023, në dy raste të ndara është parandaluar dhe është zbuluar kontrabandimi me mallra.
Rasti 1 Pas pranimit të informatave për lëvizje të dyshimta në brezin kufitar Serbi-Kosovë, njësiti Task Forcë ka ndërmarrë masa të nevojshme operativo-taktike, ku në zonën e Kamenicës është ndaluar automjeti Mercedes furgon me targa vendore, i cili është vërejtur duke hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës, ku drejtues ishte personi R.M.,1988mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në automjetin e tij i dyshuari kishte pasur të ngarkuara mallra që dyshohet të jenë të kontrabanduara.
Rasti 2 Në rrugën Stublinē – Dobërqan automjeti Tauran, me targa serbe, i cili dyshohet se kishte hyrë nëmënyrë ilegale në Republikën e Kosovës, në përpjekje per t’iu shmangur kontrollit të njësitit Task Forcë dhe duke mos iu bindur urdhrave tëPolicisë,përveç që ka rrezikuar zyrtarëtpolicorë, i njëjti gjatë vozitjes humb kontrollin mbi automjet duke dalë nga rruga.
Gjatë kontrollit është vërejtur se i dyshuari me iniciale F.M. mashkull, shtetas i Serbisë, në automjet kishte pasur të ngarkuara pajisje të ndryshme të kontrabanduara, ku vlera e përafërt e tregut arrin shifrën rreth 20.000 euro.
Lidhur me rastet të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kujdestar , malli dërgohet në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme që parashihen për raste të tilla.