Ismajli puth me mall nënën pas fitores, videoja prekëse nga stadiumi

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 11.09.2023, 14:41

Emocionet, entuziazmi dhe brohorimat kanë pushtuar stadiumin “Air Albania”pas fitores së kombëtares shqiptare ndaj Polonisë mbrëmjen e djeshme.

Mes emocioneve të pafunshme, mbrojtësi i kombëtares Ardian Ismaili menjëherë pas fitores është afruar tek tifozët për të përqafuar të ëmën.

Ndërkohë që i gjithë stadiumi këndonte këngën “Mora fjalë” në nder të Adem Jasharit, futbollistët takuan edhe të afërmit e tyre që po i ndiqnin në shkallë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar me rezultatin 2-0 ndeshjen kundër Polonisë, me dy gola të mrekullueshëm të Jasir Asanit në pjesën e parë dhe Mirlind Dakut në pjesën e dytë, duke i renditur kuqezinjtë në vendin e parë të grupit E me 10 pikë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit