Polakët zhgënjejnë tifozët që tani: Injorojnë ata që kanë ardhur në Tiranë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.09.2023, 17:53

Kombëtarja e Polonisë ka mbërritur në Tiranë, pasi nesër më 10 shtator do të luajë përballë Shqipërisë për kualifikueset e Euro2024.

Bashkë me ta kanë ardhur edhe tifozët bardhekuq të cilët teka prisnin lojtarët para hotelit, u zhgënjyen shumë prej tyre.

Tifozët po prisnin lojtarët që sapo kishin mbërritur në një hotel të Tiranës kur asnjëri prej tyre nuk ua hodhi as sytë.

Lojtarët nuk iu afruan tifozëve të paktë që i prisnin, të cilët duke folur për mediat polake thanë:

Shpresonim se do të na përshëndesnin, se këtu jemi vetëm tre-katër veta. Ndjejmë keqardhje. Ne erdhëm për ndeshjen, por ishim edhe në hotel dhe vendosëm që të shkonim te hoteli i tyre për t’i përshëndetur.

Tifozët ishin të përgatitur mirë, por nuk arritën të tërhiqnin vëmendjen e lojtarëve.

Shpresonim që Karol Świderski të paktën të dilte dhe të bënte një foto kur pa një bluzë me emrin e tij.

Të tre tifozët i thirrën edhe Robert Lewandowskit, por edhe ai nuk u kushtoi vëmendje atyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit