Protesta në dy vjetorin e tragjedisë në Tetovë, kërkohet shkarkimi i kryeprokurorit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.09.2023, 15:43

Familjarët e të vdekurve në zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë, sot në dy vjetorin e ngjarjes tragjike kanë organizuar marsh protestues.

Ata kërkuan që të ketë aktakuzë të re për shkaqet që çuan në djegien e spitalit modular, si dhe kërkuan shkarkimin e kryeprokurorit Ljubomir Joveski, së bashku me prokurorët tjerë të përfshirë në këtë lëndë.

Familjarët thanë se gjyqësia dhe prokuroria e RMV-së në këtë rast kanë dalë në mbrojtje të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Korrupsioni vret, të gjithë politikanët flasin për integrim në BE por jeta e njerëzve nuk respektohet. 14 të vdekur 0 ditë burg. Gjyqësia dhe prokuroria janë pjesë dhe mbrojtës të korrupsionit, krimit të organizuar dhe oligarkisë. Injorimi i ekspertizës gjermane për të amnistuar fajtorët e vërtetë është skandal i sistemit gjyqësor. Kultura e pandëshkueshmërisë ka arritur në të gjitha nivelet”.

“Ne si familjarë urgjentisht kërkojmë të bëhet hapje e aktakuzës për shkaqet e zjarrit, kërkojmë shkrarkim të kryeprokurorit Joveski, së bashku me prokurorin e Tetovës, Besir Alili, Zorica Pavlloviq, Dejan Petrovski, Hanefi Ameti dhe të përfshirëve tjerë në këtë rast”, thanë familjarët e viktimave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit