Formacionet zyrtare Çeki-Shqipëri, Gjimshiti kapiten

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.09.2023, 19:44

Kur edhe pak minuta na ndajnë nga fillimi i ndeshjes mes Çekisë dhe Shqipërisë e vlefshme për kualifikueset e Euro2024, federatat kanë publikuar formacionet zyrtare.

Kështu kuqezinjtë nën drejtimin e teknikut Silvinjo do kenë Berishën në portë, kapiten Gjimshitin i cili në mbrojtje është bashkë me Hysajn, Mitajn dhe Ismajlin.

Në mesfushë kemi Ramadanin, Asllanin dhe Bajramin. Ndërkohë që në sulm është Cikalleshi, i cili do ketë edhe ndihmën e Seferit dhe Asanit.

Formacionet zyrtare:

Çekia: Pavlenka, Holes, Brabec, Krejci, Coufal, Soucek, Kral, Provod, Cerny, Kuchta, Cvancara

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Ramadani, Asani, Bajrami, Seferi, Cikalleshi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit