Shqiptari i Kosovës: Mu sëmur djali rëndë, spitali i Kavajës nuk kishte pediatër

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.09.2023, 20:12

“Shëndetësia falas” është kjo një nga frazat më të shpeshta të kryeministrit Rama. Por në të vërtetë shendetësia në vendin tonë lë shumë për të dëshiruar.

Mjekë e infermierë që ikin, kushte skandaloze në spitale, mungesë të aparaturave mjekësore dhe qytetarë që iu duhet të fusin dorën në xhep për të marrë shërbimin, janë këto disa nga problemet që denoncohen vazhdimisht në redaksinë e JOQ Albania.

Së fundmi një shqiptar nga Kosova i është drejtuar redaksisë më një denoncim për spitalin e Kavajës. Qytetarit, i cili po shijonte disa ditë pushime në plazhin e Golemit, i është dashur t’i drejtohet spitalit të Kavajës pasi djali i tij ka shfaqur probleme shëndetësore.

Në momentin që ka shkuar në spital është përballur me mungesë shërbimi dhe i është komunikuar që nuk ka pediatër. Qytetari shton se ndonëse gjendja e fëmijës së tij ishte e rëndë, 3 mjekët që kanë qenë në turn nuk “denjonin” ta merrnin rastin përsipër që të paktën t’i jepnin një ndihmë të parë.

Turistët ‘ekzaminojnë’ në këtë mënyrë gjendjen alarmante të shëndetësisë në vendin tonë, në një kohë kur kryeministri Rama i ka bërë ‘refren’ shifrat e larta të turizmit.

Meqë ish-ministrja Ogerta Manastirliu nuk bëri asgjë për shëndetësinë, pavarësisht tenderave të kripur, shpresojmë që ministrja e re Albana Koçiu të bëjë detyrën dhe të justifikojë taksat e shqiptarëve.

Shqiptari nga Kosova shkruan:

Pershendetje dua ta raportoj nje rast neglizhence dhe mos ofrom te sherbimeve mjekesore ne spitalin e Kavajes.Jamë nga Kosova,kame qene me pushime ne Golem dhe dje rreth ores 10:30 kam shkuar ne spitalin e Kavajes sepse femiun e kisha te semurê.Aty ne spital nuk me ofruan ndihme me thane qe ska pediater.As doktorret ne urgjenc nuk pranuan qe ta kontrollojnë femiun me arsyetimin se ska ska pediater. Dmth 3 mjek rrishin aty un femiuen ne gjendje te keqe e kam pas edhe nuk me ofruan ndihme e as kontrolle. Ah jo pamje skam se sme ka shku mendja me bo pamje ne ato momente Se kam qene ne presion Se femiun e kam pas shume keq Po spo di ku me denocnu zyrtarisht me ndonje email Se nese dojn me ba verifikime le te bajn institucionet atje se pamje mund te marrin nga kamerat se un kam qene aty me makin kam hy ne oborr E kam dal nga aty me makine Plus jam shetit neper katet e spitalit tu me end her me nje kat e her me nje tjeter edhe ne fund pa asgje Si te doni ju ( ktu ne Kosov ne kemi mundesi me raportu keso raste) e ne shqiper nuk e di ku ta raportoj Provova te gjej ndonje numer ose email ne internet po smunda te thej asgje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit