Nesër Çeki-Shqipëri, tifozët kuqezi nisin festën me këngë patriotike që sot

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.09.2023, 23:22

Ditën e nesërme në orën 20:45, Shqipëria luan përballë Çekisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Euro2024.

Sot në mesditë, Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga tekniku Silvinjo ka mbërritur në Pragë për stërvitjet e fundit.

Bashkë me ta, në kryeqytetin e çekëve janë edhe tifozët kuqezi të cilët kanë nisur festën që sot.

Në redaksinë tonë kanë mbërritur pamje të festës së kuqezinjve në Çeki, duke kënduar këngë patriotike.

Rikujtojmë se pas ndeshjes me Çekinë, Kombëtarja shqiptare luan përballë Polonisë të dielën më 10 Shtator në stadiumin “Air Albania”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit