Zbardhet lista e Kombëtares për Çekinë dhe Poloninë, dy emra të rinj dhe dy mungesa të mëdha

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 01.09.2023, 12:33

Është zbardhur mesditën e sotme lista e Kombëtares për dy ndeshjet ndaj Polonisë dhe Çekisë për eliminatoret e Kampionatit Europian që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Ka disa emra të rinj në listë, teksa risitë më të mëdha vijnë nga reparti i sulmit, aty ku Arbnor Muja dhe Mirlind Daku kanë fituar besimin e trajnerit Sylvinho dhe janë ftuar në Kombëtare.

Dy futbollistët janë me origjinë nga Kosova dhe vetëm së fundmi u pajisën me pasaportë shqiptare, pasi Federata kishte negociuar me ta për afrimin te kuqezinjtë.

Pjesa tjetër janë emra të njohur, teksa në këto dy ndeshje nuk do të jenë dy lojtarë kryesorë të ekipit, Armando Broja dhe Marash Kumbulla, që vijojnë përpjekjet e tyre për tu rikuperuar nga dëmtimet në ligament.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit