Ish-ortaku i Ilir Beqajt merr tenderin 2.2 miliardë nga Mirlinda e AKSHIT

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 31.08.2023, 20:30

Ilir Beqaj mund të jetë duke u përmendur herë pas here në media për lidhjet e tij me korrupsionin, me koncesionin e sterilizimit dhe me vara-vingot në dyert e SPAK ama ish-ortaku i tij vazhdon të mjelë mirë e mirë lopën e buxhetit të shtetit.

Nuk e kemi fjalën aspak për drejtuesen e institucionit të radhës që i ka dhënë tenderin, le të mos keqkuptohemi ju lutem! Termi “lopë” është përmendur në mënyrë figurative për të përfaqësuar buxhetin e shkretë të shtetit tonë që nuk po ngel njëri pa e mjelë mirë e mirë.

E njëri prej mjelësve që për çudi i ka shpëtuar syrit të SPAK ëhstë edhe Sokol Sinani, ish-ortak i Ilir Beqajt në firmën INTECH+. Tashmë me një tjetër kompani të quajtur “DATA LOG”, Sokol Sinani ka futur në xhep plot 2.2 miliardë lekë të vjetra me TVSH nga Mirlinda Karçanaj.

E kemi fjalën për tenderin që mban numrin e referencës REF-72868-06-19-2023 dhe ka si objekt “Mirëmbajtja e Sistemit e-receta- për Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor”.

Se çfarë ka për t’u mirëmbajtur një sistem aq amator si e-receta për të justifikuar shifrën prek 2.2 miliardë lekësh sigurisht e dinë vetëm ish-ortaku i Beqajt dhe vetë Mirlinda. Sokol Sinani ka hyrë në këtë tender bashkë me Grigor Jotin e INFOSOFT SYSTEMS dhe natyrisht kanë fituar, ashtu siç pritej.

Konkretisht oferta e shpallur fituese ka patur vlerën prej 186,600,000 lekësh të reja pa TVSH ose rreth 2.2 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Faktin se fituesit diheshin që në fillim, e përforcon edhe fakti se vlera fituese është sa 94% e fondit limit të kësaj procedure.

Ju si mendoni miq, si do t’i shpenzojnë këto 2.2 miliardë ish-ortaku i Ilir Beqajt dhe Grigor Joti? A do t’i japin ndonjë kacidhe edhe Mirlindës?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit