Ekskluzive/ Piranja Eliona Demaliaj vjedh dy herë fondet e rikonstruksionit të maternitetit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.08.2023, 19:28

Ditën e djeshme ju paraqitëm një tender skandaloz ku Eliona Demaliaj, drejtoresha e Spitalit Obstetrik Gjinekologjik Mbretëresha Geraldinë i dha gati 3 miliardë lekë të vjetra me TVSH firmës së Besnik Lulaj. Ky i fundit, pronar i MARINA BAY në Vlorë është denoncuar gjërësisht në media si pjesëtar i klaneve kriminale të drogës.

Tenderi i djeshëm kishte si objekt “Rikonstruksion, përforcim i godinës së Obstetrikës, rikonstruksion dhe termoizolim i fasadës së godinës së Gjinekologjisë dhe sistemimet e jashtme, brenda kompleksit të godinave të SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” dhe mbante si numër reference REF-66641-04-20-2023.

Por rezulton se në një tjetër tender të bërë në vitin 2020 është përfshirë në fondin e akorduar edhe RIKONSTRUKSIONI i godinave ekzistuese ne objektin e tenderimit. Ky tender mban numrin e referencës REF-67482-07-31-2020 dhe ka patur si objekt “Rikonstruksion i godinave të Maternitetit Mbretëresha Geraldinë dhe ndërtim i ri 3 kat Tiranë” me vlerë rreth 5.6 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Ndërkohë në tenderin e sapo përfunduar tani në 2023 (të cilin e publikuam dje), gjithashtu objekti i vetëm i tenderimit është RIKONSTRUKSIONI. Në objektin e tenderit të 2023 për të kamufluar vjedhjen janë shtuar vetëm zërat (termoizolim dhe përforcim) që në thelb profesionalisht kanë të bëjnë me RIKONSTRUKSIONIN. Pra shuma e tenderit të zhvilluar në 2023 është vjedhje e pastër e gjithë fondit, pasi lekët për këto shërbime janë parashikuar tek tenderi i 2020.

Në vijim do të gjeni linqet e të dy tenderave:

https://prokurimetransparente.al/sq/htender/view/id/30602

https://openprocurement.al/en/htender/view/id/25558

Ndërsa këtu do të gjeni edhe preventivet e punimeve për të dy tenderat që të kuptoni më mirë detajet teknike dhe të bindeni që bëhet fjalë për të njëjtat zëra punimesh:

PREVENTIV PUNIMESH TENDERI I VITIT 2023

PREVENTIV PUNIMESH TENDERI I VITIT 2020

Bazuar në sa më sipër, Eliona Demaliaj rezulton të jetë një piranja e vërtetë që vjedh pa limit fondet e shtetit shqiptar. Ndërkohë për çudi SPAK nuk bën asgjë por hiqet sikur ka nevojë për mbrojtje shtesë për shkak se po lufton korrupsionin, në një kohë që korrupsioni ia bën “muuu” para syve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit