Vlorë/ I riu tmerrohet nga përgjigjet e hotelit ndaj ankesave të klientëve

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.07.2023, 22:03

Në përgjithësi ne si popull i urrejmë kritikat. Pavarësisht se shpesh ato bëhen për të na përmirësuar, në vend që t’i falenderojmë kritikuesit, ne fillojmë e i shajmë.

Një rast tipik i tillë ka ndodhur me një hotel në Vlorë. Një i ri i cili ishte duke parë për një hotel në zonën e Radhimës për të prenotuar për vete dhe familjen, mbeti i shokuar kur rastisi në përgjigjet e një hoteli ndaj klientëve që kishin lënë përshtypjet e tyre në platformën “Booking”.

Për çdo ankesë të ndryshme që klientët kishin lënë ndaj hotelit, personi që administronte llogarinë i qe kthyer në mënyrë vandale. Madje shpesh duke e sharë e ofenduar e madje duke e quajtur edhe të çmendur.

Në një rast një klient nga Austria ankohej se:

Recepsionistja ishte jo miqësore. Hoteli ishte krejtësisht i ri dhe ende i papërfunduar. Kangjellat mungonin. Çelësi elektronik i derës duhet të programohet çdo 24 orë. Energjia elektrike në dhomë varet nga karta kryesore, e cila nuk funksionon siç duhet. Regjistrimi në ditën e parë ishte i mundur pas orës 15:30. Pastrimi i dhomës dhe ndërrimi i peshqirëve nuk ndodhi ditën e dytë. Nuk ka dollap në dhomë si dhe në banjë. Në dush nuk ka vend për sapun, shampo dhe peshqirë përveç dyshemesë. Përveç gruas recepsioniste, e cila është gjithashtu programuese e kartave kryesore, kuzhiniere dhe someliere, stafi tjetër si p.sh. kamerierët ishin miqësorë.

Përgjigjia shokuese e hotelit e bërë në shqip qe si më poshtë:

Ti ishe ajo zonja qe te kishin lene jashte ne cdo vend ne vlore, e pa komunikueshme sa trembe edhe gjermanet me te cilet erdhe, kishe paguar per dy dhoma me pamje nga mali dhe te dhame dhome me pamje nga deti, nuk ishe mire me hallet e tua ndaj edhe mendon te shfryhesh ketu me sa vume re merzite edhe bashkeshortin tend me pretendimet e tua psikomatike. na vjen keq por je e padeshiruar here tjeter sepse kishe bere edhe nje mal me rremuje ngado.

Në një rast tjetër një turist nga Zvicra komentonte se:

Arredimi në dhomë është shumë minimalist, pa minibar, pa gardërobë, kuzhina nuk ishte e pajisur siç duhet, pas udhëtimit nuk kishte mundësi për të ngrënë në mesditë në hotel, qendra është 30 minuta larg dhe asnjë supermarket aty pranë, u sëmura gjatë pushimeve (helmimi nga ushqimi) dhe i kërkova stafit një farmaci dhe shkurtimisht mu pergjigjen me nje përgjigje “pa ide". Shumë e shtrenjtë për këtë shërbim kaq të dobët.

Për habi përgjigjia e hotelit ishtë akoma më keq se rasti i parë duke e quajtur madje edhe drogaxhi:

Nuk na vjen keq për një mashtrues si ju. ne ju ndihmuam aq shume edhe pse ishe i semure dhe nuk duhej te te afroheshim fare pasi duhej te shkoje ne spital sic na the qe ishe me pare ate dite dhe gjendja juaj sapo mbërritët në hotel u përkeqësua përsëri. normalisht ne zone nuk ka asnje farmaci prane dhe nje hotel nuk mund te jete kurre si spital por ka nje qender shendetesore vetem dy minuta larg dhe sherbimin mjekesor qe vjen shume shpejt. Madje ju ofruam një shtrat në holl dhe stafi ishte aq i përkushtuar sa nuk dini as të falenderoni sepse në fund të fundit ata nuk janë mjekë. dhe ne ju kërkuam të prisnit ambulancën por ju refuzuat me kokëfortësi, gjë që na la me dyshime për gjendjen tuaj, gjë që tregonte qartë se jeni përdorues narkotikësh... Fatmirësisht në momentin që keni ardhur në hotel dhe nuk jeni ndjerë mirë, t ishte edhe nje mjek i huaj turist qe ofroi ndihme maksimale i cili kishte dyshime per gjendjen tuaj shendetesore, nese ju kujtohet ndonje gje?! Apo ke qenë aq i mbidozuar sa edhe këtë që thua e ke përjetuar diku tjetër dhe thjesht të vjen në mendje.?! për kujtesë mos harroni qe na keni borxh per pastrimin e çarçafeve dhe dyshekut pasi i kishit bere me njolla gjaku qe nuk na hiqen me, eshte nje dem i konsiderueshem edhe ju e dini qe eshte bere sjellje e gabuar ne rezervim.

Në rastin e tretë klienti ishte nga Shqipëria. Ankesa e tij ishte:

Dhomat nuk janë të mobiluara, banja po ashtu. Nuk mund të shkosh si në stalla... Rrobat ndejten në valixhe, nuk ka tavolinë, nuk ka raft ashtu si në banjë. Ata u përpoqën shumë, por ishin të papërvojë.

Kaq pak ka mjaftuar që hoteli t’i kthehej në një mënyrë përsëri skandaloze:

S’kishit cte zgjidhnit sepse donit tallava edhe pse ne ju informuam se ne ket zone nuk ka muzike serbe sic ju e kishit me qejf. Vleresimi yne per ju eshte se ishit cift antipatipatik madje ju propozuam qe diten e pare te mos ju pranonim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Çunat e Londrës
    Të parët në listë për muajin korrik janë "Çunat e Londrës" në Has, që erdhën nga emigrimi dhe duke parë se pushteti vendor kishte harruar qytetin, ata vendosën vetë që të shtrojnë rrugën me asfalt. Me kontributet e tyre ata asfaltuan disa km rrugë në shërbim të komunitetit.
    Pushuesi në Velipojë
    I dyti është pushuesi në Velipojë, i cili pa që shumë plehra kishin pushtuar bregdetin. Kështu që ai mori një qese të zezë dhe filloi pastrimin. Edhe pse i vetëm, ai e ndërmorri këtë hap duke u bërë kështu shembull për të tjerët.
    Taksisti fisnik
    I treti është Zoti Metush, taksisti fisnik nga Tirana, i cili gjeti një portofol në makinën e tij dhe kërkoi t’ia dorëzonte të zotit. Ai shkroi në redaksinë e JOQ ALBANIA dhe situata mori zgjidhje.
    Zjarrfikësi i Tiranës
    I katërti është zjarrfikësi i Tiranës, i cili pas zjarrit që ra në “Astir” vetëm me një palë shkallë, ai shpëtoi të moshuarin që kishte mbetur në katin e tretë. Edhe pse merr një pagë qesharake, ai bëri maksimumin për të zbritur të moshuarin, që po asfiksohej nga tymi.
    I riu që ndihmoi qenin
    I pesti është i riu që i jepte ujë një qeni endacak, në Tiranë, pasi termometri shënonte mbi 45 gradë celcius. Në muajin Korrik, në Shqipëri temperaturat qenë ekstremisht të larta dhe ky i ri mendoi edhe për këto kafshë që nuk kishin askënd pranë.
    Qytetari që gjeti portofolin
    I gjashti është qytetari, që gjeti një portofol dhe brenda tij kishte 1000 euro. Ai nuk u mendua dy herë dhe shkroi në redaksinë e JOQ ALBANIA për t’ia dorëzuar të zotit.
    Zjarrfikësi nga Saranda
    I shtati është zjarrfikësi nga Saranda, i cili falë vullnetit dhe pasionit për punën iu gjet pranë një nën bashkë me vajzën e mitur pasi këto kishin mbetur në ashensor. Ajo kishte telefonuar të gjithë përgjegjësit e mundshëm që merren me bllokimin e ashensorëve, por vetëm ky zjarrfikës bashkë me një koleg kishte shkuar. Gjithashtu, ai pati përplasje me drejtues të OSHEE, pasi kishin ndërprerë dritat dhe nuk i shqetësonte aspak fakti që brenda në ashensor ishte një vajzë e mitur bashkë me të ëmën. Kështu që ai shqeu derën e ashensorit, që nënë e bijë të mbusheshin me ajër.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Mirela Kumbaro
    E para në listë është ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro. E preferuara e Ramës ka dështuar totalisht në menaxhimin e Turizmit në vend dhe më shumë e kemi fjalën tek rojet bregdetare. Për shkak të mungesës së rojeve bregdetare, shumë persona janë mbytur në plazhe. Kujtojmë këtu rastin e dhimbshëm, ku babai me dy djemtë e mitur u mbyt në plazhin e Vilbashtovës. Gjithashtu dhjetra qytetarë kanë denoncuar se kanë shkuar në plazhe ku nuk ka asnjë roje bregdetare.
    Pronari i ujit
    I dyti në listë është pronari i ujit në Gjinar. E kemi fjalën për atë zotërinë me makinën Benz, i cili kërcënonte banorët e zonës që të mos mbushin ujë, atje ku mbushnin të gjithë, pasi sipas tij e ka ai. Mirëpo uji është i të gjithëve. Gjithastu ai përdori edhe fjalë fyese ndaj banorëve.
    Babai ‘i çmendur’
    I treti është babai ‘i çmendur’, i cili zhyste pa pushim fëmijën në një pishinë të Tiranës, edhe pse i vogli qante me të madhe dhe sipas dëshmitarëve, po nxirrte edhe shkumë nga goja. Në lidhje me këtë rast nuk ka reaguar policia, por personat e pranishëm në vendngjarje, por jo vetëm, janë shokuar.
    Alfred Peza
    Alfred Peza, drejtori aktual i RTSH-së, i cili është kthyer në një Kapterr, pasi po shkarkon nga puna shumë persona në RTSH dhe ka emëruar miqtë e tij. JOQ Albania ka publikuar disa raste të punonjësve që janë shkarkuar pa asnjë arsye dhe janë emëruar persona të afërt të Pezës.
    Frida Krifca
    Frida Krifca, ministrja e Bujqësisë, që ende nuk dihet se ku ka çuar fondet e Bashkimit Europian. Ajo është në këtë listë, pasi është përgjegjësja kryesore, që Bashkimi Europian ndërpreu fondet për fermerët. Sipas Komisionit Europian, korrupsioni është arsyeja e ndërprerjes së fondeve.
    Turistja hajdute
    E gjashta në listë është turistja hajdute, e cila vodhi telefonin e një punonjësi karburanti. Pasi makina që ajo udhëtonte ndaloi në karburant, ajo doli me shpejtësi nga makina dhe vodhi telefonin, pa e parë punonjësi i karburantit.
    Arian Mema
    I shtati në listë është ish-inspektori i tatimeve në Pogradec, Arian Mema, i cili ngacmoi seksualisht një 25-vjeçare. Kjo e fundit, nga ngacmimi i 55-vjeçarit, humbi ndjenjat dhe përfundoi në spital.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit