Lini gjithnjë një monedhë në frigorifer nëse do largoheni për pak ditë, ju shërben shumë

Shkruar nga: | Publikuar më: 06.02.2017, 14:22

ffff Do shkoni diku dhe mund të ktheheni në shtëpia pas 2-3 ditësh? Atëherë duhet të dini patjetër një truk në mënyrë që të mos helmoheni nga ushqimet që keni lënë në frigorifer kur të ktheheni.

Mjafton një monedhë dhe me anë të saj ju mund të zbuloni nëse ushqimi duhet hedhur apo jo.

Kështu, mbushni një got me ujë dhe lërini të ngrijë. Para se të ikni nga shtëpia, vendosni monedhën në pjesën e sipërme të akullit që ndodhet në gotë dhe më pas futeni sërish në ngrirje.

Kur të ktheheni, shikoni gotën e lënë në ngrirje. Nëse e gjeni monedhën në fund të gotës, hidheni ushqimin menjëherë sepse nënkupton se ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike për një farë kohe dhe akulli është shkrirë.

Nëse monedha është sipër, do të thotë se nuk ka pasur mungesë energjie, ose mund të ketë pasur për një kohë fare të shkurtër, prandaj ushqimet mund të jenë akoma të freskëta.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit