“Duhet të isha unë në vendin e tij”/ Humbi djalin në nëndetësen Titan, rrëfimi prekës i Christine

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.06.2023, 10:59

Kanë kaluar disa ditë nga ngjarja e tmerrshme ku ndodhi shpërthimin i i nëndetëses “Titan” dhe humbën jetën 5 persona. Mes tyre ishte dhe 19-vjeçari Suleman, i biri i Shahzada Dawood, një prej njerëzve më të pasur nga Pakistani.

Sot ka folur për BBC nëna e adoleshentit Christine Dawood, e cila ka thënë se në fillim kishin planifikuar që ajo të shkonte të eksploronte nën ujë me bashkëshortin, por vendosi t’ia linte vendin e saj të birit, pasi sipas saj “ai e donte vërtet atë gjë.”

Ditën kur ata hipën në nëndetëse ajo thotë se e gjithë familja ishte e emocionuar, pasi e cilësonin si udhëtimin e jetës. Por, fatkeqësisht rezultoi krejt e kundërta.

Ajo thotë se bashkë me vajzën e saj Alina, 17 vjeç ka pritur për ditë me radhë me ankth lajmin për dy të dashurit e tyre.

“Ne kishim shumë shpresë, shpresonim shumë që ata të dilnin mbi sipërfaqe shëndosh e mirë”, thotë ajo.

Kur u pyet se cilat ishin fjalët e fundit që shkëmbyen, ajo tha: “Ne thjesht u përqafuam, qeshëm me të sepse Shahzada ishte aq i emocionuar, si një fëmijë i vogël. Të dy ishin shumë të emocionuar.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali dhe vajza, që shpëtuan këlyshët
    Në listë, të parët, janë djali dhe vajza, të cilët shpëtuan 6 këlyshë, që ishin hedhur në një pusetë. Djali gjeti një palë shkallë dhe i nxorru këlyshët e vegjël, ndërsa vajza u kujdes personalisht që ata të adoptoheshin dhe sot gëzojnë shëndet të mirë.
    I riu që pastron rrugët
    I dyti në listë është i riu nga Tirana, i cili nuk ka këmbët, por me zemrën e madh edhe shpirtin fisnik pastron rrugët e qytetit, që shpeshherë harrohen nga përgjegjësit. Videoja e tij, ku ai pastronte rrugën mori shumë komente pozitive.
    Klasa e XII në Elbasan
    Të tretët janë shokët e klasës së maturantit me aftësi të kufizuara, nga Elbasani. Ata e bënë maturantin të përjetonte emocione të veçanta, duke mos u ndjerë ndryshe nga të tjerët. Kërcimi i tyre në grup është një nga më të komentuarit, me qytetarë që kërkonin, që kjo klasë e maturantëve të futej në garën për heroin e muajit.
    I riu shkodran
    I katërti është i riu shkodran, që edhe pse i pastrehë dhe në kushte të vështira ekonomike, ushqen qentë e rrugës. Ai përpiqet gjithë ditën që të sigurojë bukën e gojës së tij, por kjo nuk e ka ndaluar që të mendojë edhe për kafshën besnike.
    Emigranti shqiptar
    I pesti është emigranti shqiptar, i cili erdhi nga Italia dhe pa që në varrezat e fshatit të tij, askush nuk kishte ndërhyrë për t’i pastruar. Kështu që ai mori mjetet e punës vetë dhe bëri atë që pushteti vendor nuk e ka bërë.
    I riu që shpëtoi turistët
    I gjashti është shqiptari, i cili shpëtoi turistët në Kanionin e Osumit në Skrapar. Ky lajm na u bë me dije nga vetë turistët. Qytetari nga ajo zonë nxorri nga kanioni turistët që kishin ngecur në ujërat e lumit dhe po u rrezikohej jeta.
    Studenti i mjekësisë
    I shtati është studenti i mjekësisë, i cili nuk iu tremb aspak përballjes me dy ministret dhe rektorin e Universitetit. Ai ia përplasi në sy faktin që Universiteti i kësaj periudhe nuk i përket kësaj gjenerate, por gjeneratës tjetër. Ky student mori shumë duartrokitje, jo vetëm në sallë, por nga të gjithë që e dëgjuan në rrjetet sociale.
    Nazlie Selimaj
    E teta është infermierja shqiptare në Zvicër që shpëtoi nga mbytja një 4-vjeçar. Nazlie Selimaj, teksa ishte në pishinë ndërhyri në kohë për të shpëtuar jetën e një fëmije afgan.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Polici hajdut
    I pari në listë, është polici nga Shkodra, i cili u kap nga kamerat e një lavazhi duke vjedhur lekë në një makinë private. Në fillim efektivi i policisë e mohoi se i kishte vjedhur, por kamera e nxorri zbuluar. Tashmë ai është i pezulluar nga Policia e Shtetit.
    Aleko Myrtollari
    I dyti është Aleko Myrtollari, burri nga Korça, i cili masakroi me thikë bashkëshorten e tij, në sy të fëmijëve të mitur. Bashkëshortja e Myrtollarit, Marjola ndërroi jetë në spitalin e Traumës.
    Eldjo Beko
    I treti është Eldjo Beko, djali i biznesmenit, i cili mashtroi shoqen e tij, duke i marre më shumë se dhjetë mijë euro, me premtimin se do i shiste një makinë të mirë. Beko vetëm e mashtroi dhe e reja e denoncoi rastin në JOQ.
    Anglezët hajdutë
    Rasti i katërt bën fjalë për çiftin anglez, të cilët vodhën shishen e alkoolit në një barr në Dhërmi. Ky veprim ka marrë shumë komente negative. Vjedhja është kapur nga kamerat e sigurisë.
    Nëna që vë në rrezik djalin
    E pesta është nëna, që nuk kujdeset aspak për djalin e saj. Përkundrazi ajo e filmon djalin e mitur duke drejtuar një automjet. Kjo e kënaq shumë nënën që e ka postuar edhe në rrjetet sociale, pa e marrë parasysh rrezikun.
    Pronari i hotelit në Himarë
    I gjashti është pronari i hotelit në Himarë, i cili terrorizoi turistet gjermane. Në gjendje të dehur, ai jo vetëm që nuk i mirëpriti turistet, por i terrorizoi ato duke i ngacmuar seksualisht. Kjo video ka marrë shumë komente negative.
    Mësuesi pedofil
    I shtati është mësuesi nga Kosova, i cili puthi në buzë një nxënëse të klasës së shtatë. Valentin Selmanaj, gjeti të vetme vajzën e mitur dhe përfitoi nga ajo. Ai u arrestua nga policia e Kosovës.
    Faturino dhe shoferi i Green Line
    Rasti i tetë ka të bëjë me faturinon dhe shoferin e Green Line të cilët dhunuan me shkelma dhe grushta babë e bir. Babë e bir i kërkuan llogari punonjësve të linjës së urbanit se përse nuk i njoftojnë për stacionet ku ndalon autobusi, pasi kishin shkuar shumë larg destinacionit, por mbetën të dhunuar rëndë. Policia u mjaftua vetëm me një procedim penal.
    Safet Gjici
    Kandidati i nëntë është Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit. Ai u filmua në zyrën e tij, teksa kryente seks oral, me një vajzë të quajtur Alma, e cila fill pas aktit kërkoi projektin e qenve. Gjici u vu në dispozicion që ajo ta merrte atë projekt, pasi përjetoi momente kënaqësie. Sot ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
    Erion Veliaj
    I dhjei është Erion Veliaj, i cili ka urdhëruar policët bashkiakë që të përzënë të varfërit që kërkojnë lëmoshë pranë xhamisë së Et’hem Beut. Veliaj nuk i do të varfërit dhe këtë e ka treguar dhe me dhunën që ushtron ndaj tregtarëve në trotuare.
    Artan Tafani
    I njëmbëdhjeti është Artan Tafani, i cili vodhi më shumë se 30 mijë euro në një pikë të këmbimit valutor. Veprimi i tij ka marrë shumë komente negative.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit