Një zjarrfikës nga Florida, SHBA ka adoptuar një vajzë që ai gjeti në një kuti në janar.
Zjarrfikësi dëgjoi një alarm sinjalizues në stacionin e tij rreth orës 2 të mëngjesit. Tingulli nënkuptonte se dikush kishte lënë një fëmijë në kutinë e bebeve. Kur ai u fut brenda pa një vajzë të vogël të mitur, të cilën më vonë e quajti Zoey.
Ajo kishte një shishe të vogël me vete dhe po ftohej. E mora dhe e mbajta në krahë. Unë e kam dashur atë që nga ai moment.
Ai dhe gruaja e tij prej më shumë se 10 vitesh po “luftonin” të kishin fëmijën e tyre, por nuk ia kishin dalë dot. Zoey erdhi në momentin e duhur në jetën e tyre pasi ata vendosën ta birësojnë.
Pas transportimit të fëmijës në spital, zjarrfikësi u ka shkruar një letër administratorëve ku ka shprehur dëshirën dhe gatishmërinë e tij për birësim.
I shpjegova se unë dhe gruaja ime po përpiqeshim që 10 vjet që të kishim një fëmijë. Unë u thashë atyre se ne kishim përfunduar të gjitha vizitat tona në shtetin e Floridës dhe ishim të regjistruar për të birësuar. Gjithçka që na duhej ishte një fëmijë.
Dhe vetëm disa ditë më vonë, Zoey hyri në shtëpinë e tyre si vajza e tyre
Mënyra se si e gjeta, ishte sikur Perëndia na ndihmoi.