Ndërron jetë në një lokal në Vorë kamionisti maqedonas

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.06.2023, 00:24

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Vorë.

Mësohet se 60-vjeçari me iniciale M.M ka qenë në një lokal kur ka ndërruar jetë për shkaqe që dyshohet të jenë natyrale.

60-vjeçari punonte si shofer kamioni i një linje transporti mallrash Maqedoni-Shqipëri.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.06.2023, rreth orës 22:00, në një lokal në Vorë ka ndërruar jetë shtetasi M. M., rreth 60 vjeç, nga Maqedonia e Veriut, shofer kamioni i një linje transporti mallrash Maqedoni-Shqipëri. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit