Kush e meriton të quhet “Harami i Muajit Maj”?

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02.06.2023, 00:26

Pas heroit, tashmë na mbetet t’iu prezantojmë kandidatët për “Haramin e Muajit”, që fatkeqësisht edhe këtë herë janë më shumë se kandidatët për heronj.

I pari në listë është Fatlind Ahmetaj, i riu që mashtroi një qytetar duke i blerë një Iphone 14 ProMax me 1900 dollarë false. Nuk dihet nëse ky person është arrestuar.

I dyti është Romeo Xega, trajneri i një ekipi volejbolli vajzash, i cili goditi me shuplakë dy volejbolliste. Sipas tij, ai i ka goditur ato për t’i përmendur në lojë, por kjo ngjarje ka marrë shumë komente negative.

I treti në listë është Taulant Malaj. Ai masakroi me thikë vajzën e tij, një shtetas italian dhe më pas gruan. Fatkeqësisht, vajza 16-vjeçare dhe shtetasi italian vdiqën në vend, ndërsa bashkëshortja e tij shpëtoi. Pasi kreu vrasjen, Taulant Malaj i filmoi viktimat dhe videon e shpërndau në Whatsapp.

I katërti është një qytetar nga Kosova që vodhi paratë e sadakasë në një xhami. Siç edhe u pa nga pamjet ai hyri në xhami dhe futi duart të vendin ku mblidheshin paratë e sadakasë. (Hajduti i xhamisë)

E pesta është nëna që dhunoi fëmijën në Durrës. Ajo mori zvarrë fëmijën e saj dhe më pas e shkelmoi fort tek shkkallët e një ndërtese. Mësohet se 22-vjeçarja është nga Peqini dhe është proceduar penalisht. Video e dhunës mori shumë komente negative.

Në listë është edhe i riu që vodhi dy telefona në sy të shitësit në rrugën e Durrësit. Siç edhe postoi JOQ ai i mori telefonat duke biseduar me shitësin dhe duke i thënë këtij të fundit se është duke i vjedhur telefonat.

Zhaklin Lekatari është në këtë listë, pasi komentet e saj gjatë vizitës në Serbi ngjallën shumë komente negative. Ajo e quajti Serbinë një vend të sigurt për faktin se nuk ka shqiptarë dhe gjithashtu postoi në rrjetet sociale ushtarë serbë që kanë marrë pjesë në masakrat ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Tefik Tashi është 58-vjeçari nga Elbasani, i cili vrau me sëpatë kunatën e tij. Sipas tij arsyeja ishte që ajo nuk i kishte shtruar drekën dhe nuk i kishte hapur telefonin. Gjithashtu tregon se ajo edhe e shante për burrërinë.

I nënti në listë është adoleshenti që masakroi me thikë pë vdekje Fatjon Bicin nga Gramshi. Pas një sherri në rrjetet sociale, O.Ç masakroi me thikë Fatjonin, pak minuta pas mbylljes së orëve të mësimit. (Adoleshenti vrasës)

Infermierja tik-tokse, është në listë për mungesën e etikës dhe sjelljeve jo normale në orët e mësimit dhe praktikës. Ajo postonte në tik-tok momente nga praktika mjekësore dhe vëmendjen më të madhe negative e mori momenti kur ajo postoi në tik-tok embrionin e një fëmije të abortuar.

Tan Gjyla, lushnjari që trupin e tij muskuloz e përdor për të vrarë kafshët në mënyrë çnjerrëzore. Ai postoi në tik-tok një video ku vriste një kalë në mënyrë të frikshme.

Kiara Biba, anëtarja e LGBT-së që kërcënoi me jetë stafin e JOQ ALBANIA. Asaj nuk i pëlqyen aspak artikujt e JOQ ALBANIA dhe zgjodhi që të kërcënonte me jetë të gjithë gazetarët. Lidhur me këtë ngjarje u kërkua edhe reagim nga policia.

Pronarët” e plazhit në Karpen, janë pjesë e listës, pasi ata përzunë nga plazhi një familje të thjeshtë që po pushonin buzë detit. Ata shkuan pranë tyre dhe i përzunë duke i thënë që plazhi është privat. Për më tepër e filmuan momentin duke pretenduar se kanë të drejtë.

Qytetari mashtrues, i cili dërgoi në JOQ ALBANIA një video, ku akuzonte efektivin e policisë se e kishte gjobitur pa të drejtë. Mirëpo, kjo ishte e gjitha një gënjeshtër, pasi polici kishte të drejtë. Qytetari po qarkullonte me makinë me fëmijën para dhe gjoba ishte e drejtë, ndryshe nga ç’pretendonte qytetari mashtrues.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit