Plagosje me armë zjarri në Shijak, autori 38-vjeçar arratiset

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.06.2023, 23:52

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shijak.

Mësohet se rreth orës 22:10, në Shijak, në lagjen "Popullore", shtetasi E. H., 38 vjeç, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin A. Ç., 50 vjeç.

Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori 38-vjeçar është arratisur nga vendi ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shijak/Plagosi me armë zjarri një 50-vjeçar, Policia identifikon autorin dhe vijon punën intensive për kapjen e tij. Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona për të bërë të mundur lokalizimin e autorit të dyshuar.

Sot, me datë 01.06.2023, rreth orës 22:10, në Shijak, në lagjen "Popullore", shtetasi E. H., 38 vjeç, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin A. Ç., 50 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të 38-vjeçarit, me qëllim kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit