BE “kërcënon” Kosovën: Pasoja të rënda nëse nuk plotësoni 3 kërkesat tona

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.06.2023, 23:03

Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç janë takuar me përfaqësues të BE-së.

Josep Borrell, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme ka treguar tri kërkesat që ia ka bërë sot Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani për t’i dhënë fund trazirave në veri të vendit.

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, ai ka thënë se nëse këto kërkesa nuk realizohen, do të ketë pasoja të rënda.

– Zgjedhjet e reja lokale.

– sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës.

– Fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja

“Dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda në marrëdhëniet tona”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit