Cili kandidat e meriton të shpallet heroi i muajit Maj?

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01.06.2023, 23:19

Edhe këtë muaj do zgjedhim heroin, nismë e marrë nga JOQ ALBANIA për të motivuar veprat e mira.

I pari në listë është i riu që gjeti dhe më pas dorëzoi portofolin tek qytetari që e kishte humbur. Ai shkroi tek JOQ ALBANIA dhe, pasi u gjet i zoti, Altini, ata të dy u takuan, pinë kafe me njëri-tjetrin dhe kështu dhanë një mesazh tek të gjithë qytetarët, që nëse gjejnë diçka që nuk i përket atyre, është mirë që ta dorëzojnë tek i zoti. (I riu që gjeti portofolin)

Dy shqiptaret, Maria dhe Albana me ndërhyrjen e tyre kanë parandaluar një grabitje në farmacinë Galluzo në Firence. Një hajdut i armatosur priti disa minunta në radhë në një farmaci, i maskuar me kapuç dhe kur i erdhi radha, i drejtoi armën farmacistes duke i kërkuar paratë. Në këtë moment, dy shqiptaret që kujdeseshin për mirëmbajtjen dhe pastrimin, Maria dhe Albana, mikesha, gjetën forcën të vepronin instinktivisht dhe shmangën më të keqen. Ato u përleshën me hajdutin, i morën armën dhe shpëtuan grabitjen.

Marin Mema, gazetari i njohur i plotësoi ëndrrën dy fëmijëve, në vështirësi ekonomike nga një fshat i thellë i Librazhdit. Me ndihmën e shqiptarëve, ai ka arritur të ndërtojë një shtëpi të re për familjen Hasa, që jetonte në kushte ektreme dhe që banesa e vjetër mund t’iu shembej nga momenti në moment.

Altin Goxhaj dhe pastori Akil Pano, falë punës dhe idealeve të tyre, arritën që të fitojnë gjyqin në favor të familjes. Ata fituan betejën kundër axhendës së LGBTQ, që propozonin se mami dhe babi duhet të zëvëndësoheshin me prindi 1 dhe prindi 2. Altin Goxhaj dhe Pastori Akil Pano e penguan këtë axhendë në Shqipëri.

Polici i rrugores në Tiranë, i cili tregoi me fakte arsyen e vërtetë se pse kishte gjobitur qytetarin mashtrues. Ai dërgoi videon në JOQ dhe tregoi se e kishte gjobitur qytetarin sipas ligjit, pasi fëmija ishte para në automjet dhe jo mbrapa siç pretendonte mashtruesi.

Erald Myftaraj, i riu që bëri një thirrje të madhe për të ndihmuar Floriselin, të miturin, që ishte shtruar në spital dhe ka nevojë për transplant zemre. Pas thirrjes së tij, mijëra qytetarë u motivuan dhe sot janë mbledhur shumë para në llogarinë e Floriselit.

Agron Kolgjini, është qytetari që ndihmoi me një strehë Gëzim Ibrahimin. Ai e strehoi atë pranë biznesit të tij, në një dhomë. Ai tha se po bën aq sa mundet, pasi i erdhi keq kur dëgjoi rastin e të moshuarit.

Policia e Kosovës, që po i bën ballë agresivitetit të ekstremistëve serbë. Ata jnë në veriun e Kosovës, çdo sekondë dhe çdo sekondë përballen me sulme të vazhdueshme nga serbët. Deri tani asnjë efektiv i policisë kosovare nuk është zmbrapsur nga këto protesta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit