Presidentja Osmani u takua me Vuçiqin: Ishte propozim i Macronit dhe Scholzit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.06.2023, 22:22

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell është deklaruar pas takimeve të ditës me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin e të parin e serbëve, Aleksandar Vuçiq.

Përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, diplomati spanjoll bëri të ditur se tashmë kanë paraqitur edhe tri kërkesa për normalizim të situatës në veri.

E para është zgjedhje të reja në katër komunat veriore, pjesëmarrje të serbëve e më pas edhe themelim të Asociacionit.

Tutje, në cicërimë thuhet se nëse nuk zbatohen, pasojat do të jenë serioze dhe të pariparueshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit