U pengua në një thes rëre, rrëzohet presidenti Joe Biden

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.06.2023, 21:57

Presidenti i SHBA Joe Biden u pengua dhe u rrëzua teksa shpërndante diplomat në një ceremoni diplomimi për Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA në Kolorado ditën e sotme.

Biden, i cili është presidenti më i vjetër në detyrë i vendit në moshën 80-vjeçare, u ndihmua menjëherë nga zyrtarët e Forcave Ajrore.

Presidenti kishte qëndruar në këmbë për rreth një orë e gjysmë duke shtrënguar duart me secilin prej 921 kadetëve të diplomuar.

Sipas një raporti të shtypit të Shtëpisë së Bardhë, ai u pengua në një thes me rërë të zezë dhe u rrëzua.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit