Sezon i dështuar për Tiranën, Egnatia fiton Kupën e Shqipërisë

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 01.06.2023, 21:40

Ekipi i Tiranës ka pasur një sezon për t'u harruar këtë vit. Fillimisht Partizani i rrembeu trofeun e kampionatit në ndeshjen e fundit, ndërsa Egnatia i rrëmbeu Kupën e Shqipërisë. Tirana ishte shumë afër dy trofeve më të rendësishëm të futbollit shqiptar por gjithçka është kthyer përmbysë.

Në finalen e kupës, luajtur mbrëmjen e kësaj të enjte në Elbasan Arena, të besuarit e Orges Shehut zhgënjyen për të dytën herë tifozët. Një karton i kuq në minuitën e 25′ dhe një lojë jo finalizuese në tërësi, bëri që Tirana t'i japi për herë të parë në histori trofeun Egnatias. Ekipi i Rrogozhinës luftoi për 114 minuta deri sa gjeti rrugën e rrjetës, falë një penalltie.

Dy skuadrat e mbyllën ndeshjen e plotë për 90′ minuta me porta të paprekura dhe gjithçka i mbeti kohës shtesë. Kur u mendua se ekipet do ta ndanin kupën me penallti, Egnatia shënoi golin e fitores. Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova bëri një sezon fantastik edhe në kampionat duke u renditur të tretët.

Për Tiranën sfidat e vështira nisin tani, pasi në stolin e bardhë e bluve pritet të ketë lëvizje. Orges Shehi pritet të nis një aventurë në Maqedoninë e Veriut me ekipin e Shkëndijes, duke lënë pas një sezon pa shumë emocione e mbi të gjitha pa trofe të fituar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit