Gëzuar 1 qeshorin! Çdo fëmijë në Shqipëri i ka 5 mijë euro borxh qeverisë

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 01.06.2023, 20:52

Politikanët dhe pushtetarët gjetën rastin për të mbushur rrjetet sociale me urime për festën e fëmijëve edhe këtë 1 qeshor. Buzagaz ata uruan fëmijët e shqiptarëve për një jetesë të lumtur e të shëndetëshme. Mirëpo politikanët harruan t'u kujtonin fëmijëve se fal tyre ata kanë lindur direkt me 5 mijë euro borxh. Edhe pse janë të vegjël, ndoshat nuk e kuptoj fjalë borxh publik, por shifrat janë aty dhe flasin qartë.

Nivelet e borxhit që qeveria ka krijuar në dëm të shqiptarëve mbetet e lartë. Nga përllogaritjet e fundviti të kaluar, Shqipëria nuk kishte bërë asnjë përpjekje për uljen e borxhit, ndërsa me fillimin e vitit 2023, u paralajmërua se Shqipëria do të kishte borxhin më të lartë në Rajon. Shifrat flasin për nëj borxh publik në masën 74% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por që nuk dihen rrisqet e fshehura që mund ta rrisin këtë shifër.

Shpenzimet e parave pa kriter në tendera dhe PPP në çdo sektor, rritja e kostove të ndërtimeve infrastrukturore, dëmshpërblimet për shkarkimet e padrejta nga puna, humbja e gjqyeve në arbitrazhe, ka bërë që politikanët shqiptar ta zhysin ekonominë e vendit në një krizë të thëllë. E kjo krizë do t'u pasohet fëmijëve, ata të cilët do të mbajën mbi kurriz keqqeverisjen e vendit, si pasojë e mosreagimit të prindërve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit