Me një grusht bëri për spital 36-vjeçarin grek, vetëdorëzohet boksieri shqiptar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.06.2023, 20:51

Në Komisariatin e Elefsinës, Greqi është vetëdorëzuar boksieri shqiptar Migen Pepa, i cili shtatë ditë më parë dërgoi në reanimacion 36-vjeçarin Thanos Adam pas një sherri në rrugë.

Migen Pepa i shoqëruar nga avokati i tij ka mbërritur në komisariat për të dëshmuar për ngjarjen.

Gjithçka ka ndodhur të premten mbrëma. 36-vjeçari grek kishte dalë dhe duke u kthyer për të marrë makinën e tij, kishte debatuar me dy persona që ndodheshin në një automjet, i cili hyri ilegalisht në një rrugë njëkalimshme. Më pas ai ka nisur të debatojë me boksierin shqiptar i cili me një goditje në kokë e ka çuar në reanimacion në gjendje të rëndë për jetën.

36-vjeçari është i intubuar në spitalin Atticon me hematoma të shumta në kokë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit