“Vajton” Vuçiq: Vjosa Osmani refuzoi takimin me mua

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.06.2023, 21:26

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se sot ka dashur të takohet për të biseduar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë Samitit në Kishinau të Moldavisë.

Sipas Vuçiq, këtë takim është përpjekur ta ndërmjetësojë kryeministri i Luksemburgut Xavier Bethel, por Presidentja Osmani ka refuzuar.

“Me siguri keni dëgjuar se kryeministri i Luksemburgut Xavier Bethel ka dashur të na kontaktojë dhe të na lidhë këtu me Prishtinën. Por Vjosa Osmani nuk ka dashur të takohet me ne dhe të bisedojë.

Ajo tha se duhet organizuar një takim të nivelit të lartë në Bruksel dhe Kurti do të do të vijë dhe do të takohet me Vuçiqin. Dhe kaq ishte”, tha Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në Samitin e Bashkimit Politik Evropian në Kishinau.

Ai ka theksuar se dëshiron të bisedojë me Kosovën me të dhe se Beogradi gjithmonë përpiqet për dialog.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit