Franca dhe Gjermania kërkojnë zgjedhje të reja në veri të Kosovës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.06.2023, 19:43

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz kanë kërkuar zgjedhje të reja në 4 komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Macron gjatë një bisede me kancelarin gjerman Olaf Scholz ka rënë dakord që Serbia dhe Kosova të mbajnë zgjedhje të reja në këto komuna.

Në deklaratën e tij për shtyp ai tha:

Franca dhe Gjermania u kërkuan udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë të organizojnë zgjedhje të reja në rajonet e prekura nga trazirat sa më shpejt që të jetë e mundur.

Më tej ai tha se gjatë javëve të ardhshme do të ketë “vendim të qartë” për situatën në veri të Kosovës dhe se për këtë gjë ka diskutuar me Scholz, Vjosa Osmanin dhe Aleksandër Vuçiç.

Vlen të thuhet se prej disa ditësh tanimë situata në veri të Kosovës është tensionuar pasi shkak janë bërë zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në komunat Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq

Këto zgjedhje janë bojkotuar nga komuniteti serb dhe kjo ka sjellë edhe trazira gjatë këtyre ditëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit