Me të zeza dhe maska/ Momenti kur serbët rrahin me grushta e shkelma shqiptarët në Mitrovicë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.06.2023, 19:03

Dy të rinj janë sulmuar ditën e sotme në Mitrovicë.

Shqiptarët, shtetas të Kosovë kanë qenë duke ecur në sheshin e qytetit kur janë sulmuar nga një grup kriminelësh serbë të cilët kanë qenë të maskuar dhe duken të organizuar për sulmin e kryer.

Në pamjet e publikuara në media dhe rrjete sociale mund të shihet momenti kur serbët të veshur me të zeza dhe me maska sulmojnë me grushta dhe shkelma shqiptarët që tentonin të largoheshin.

Policia e Kosovës ka njoftuar se personat e dyshuar për këtë sulm kanë ikur në drejtime të ndryshme të qytetit.

Nga ana tjetër dy të rinjtë shqiptarë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit