Propaganda qeveritare/ Mbyllet Akademia e Albanologjisë, hapet Akademia e Çiklizmit

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 01.06.2023, 18:51

Duke qenë se Akademia e Shkencës, me në krye kryeshkencëtarin Skënder Gjinushi, nuk nxorën në dritë ndonjë studim, hulumtim, fakt shkencor apo ndonjë të dhënë të vlefshme gjatë këtyre viteve, Edi Rama u bëri një nder. Akademia e Studimeve Albanalogjike, një ndër institucionet më të rëndësishme kërkimore-shkencore të botës shqiptare, u shkri dhe stafeta iu la kryeshkencëtarit Gjinushi.

ASA kishte rendësi të veçantë edhe për hulumtimet, vlerësimet, promovimet e trashëgimisë materiale e shpirtërore të kulturës së lashtë e të re shqiptare. Po ashtu ky institucion shihej si aktor i domosdoshëm në jetën shkencore e kulturore shqiptare dhe njëkohësisht si partner i besueshëm për bashkëpunimet akademike e universitare. Mirëpo në Shqipëri politikanët nuk e duan ruajtjen e identitetit dhe vlerave kulturore të shqiptarëve.

Politikanët kanë vendosur t'i ofrojë shqiptarëve bukë edhe cirk, jo kërkime shkencore, jo kulturë, jo trashëgimi dhe jo identitet. E për të faktuar këtë, një akademi bie e një tjetër ngrihet. Në Parkun e Liqenit Artificial u inaugurua Akademia e Çiklizmit. Shqiptarët tani mund të mësojë biçikletën, pasi kërkimet shkencore, hulumtimet dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore, i është lënë në dorë të sigurtë Skënder Gjinushit.

Njësoj si Akademia e Barinjve që propozoi ministrja e Bujqësisë Frida Krifca. Universiteti Bujqësor po zbrazet nga studentët dhe dhjetra lëndë rrezikojnë të mbyllen, por me rendësi është që ministrja t'ju japi mend çobanëve në mal sesi ruhen delet edhe dhitë në kullotat e tyre. Edhe këtë herë, shqetësim nuk është arsimimi i brezave për të shërbyer si agronomë, veterinerë, ekspertë pyjesh etj, por titujt për portalet qeveritare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit