Rama tallet me mësuesit dhe mjekët, nuk u jep pagën e re as këtë muaj

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 01.06.2023, 18:18

Edi Rama bëri fushatë elektorale me rritjen e pagave për mësuesit, mjekët, ushtarët, policët dhe çdo punonjës të shtetit. Një premtim që më së shumti u bë për deputetët, këshillin e ministrave dhe presidentin, sesa për ata të cilët kanë një punë si profesionistë. Rritja e pagës ishte në nivele të ulta, thuajse e barasvlefshme më rritjen e çmimeve nga inflacioni, ndërkohë që për politikanët rroga u dyfishua.

Mirëpo edhe këto thërrime të premtuara, Rama nuk ua ka kaluar ende profesionistëve. Edhe në muajin maj, ata do të marrin të njejtën pagë që kanë marr më herët. Gjatë fushatës u premtua që rritja e pagës do të llogaritej që nga muaji prill, por kjo ishtë një gënjeshtër e pastër elektorale, me qëllim blerjen e votave në mënyrë formale.

Së fundmi ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka thënë se mjekët, infermierët, policiët, zjarrfikësit dhe çdo punonjës tjetër duhet të pres për të parë më shumë para në logaritë e tyre. Justifikimi është se janë shumë punonjës dhe nuk janë bërë borderotë gati. Qartazi ka një ngërrç ekonomik për vendin, paratë e të cilëve nuk shkojnë për profesionistët por për tendera, dhe bahçen luksoze të kryeministrisë.

"Do të marrim pak më shumë kohë, duke qenë se janë mbi 200 institucione të administratës që preken nga këto vendime dhe mbi 130 mijë të punësuar, pagat e të cilëve u miratuan që në prill, zbardhja e vendimeve merr një kohë më të gjatë. Kjo është edhe arsyeja që për të qenë më koherent dhe për të shkaktuar sa më pak vonesa në marrjen e pagave, iu kemi kërkuar të gjithë institucioneve buxhetore që të përgatisin dokumentacionin e nevojshëm me qëllim që pagat e majit, në fazën e parë të kalojnë siç ishin para se të hynte në fuqi reforma. Disa prej institucioneve që preken nga ligji që kaloi në parlament, ne vendosëm që pagat në tërësi të kalojnë siç kanë qenë në muajin maj dhe me zbardhjen e vendimeve, do të përfshijmë për dokumentacionin e nevojshëm me qëllim që shtesat mbi pagë të aplikohen qoftë për prillin dhe majin" – tha ministrja e Ramës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit