Ishte bashkë me gruan, 30-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe bie në kanal te rrethrrotullimi i Plugut

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01.06.2023, 17:03

Një aksident ka ndodhur në Lushnje. Një makinë tip ‘Volkswagen” ka rënë përmbys në kanalin buzë rrugës te rrethrrotullimi i Plugut. Konkretisht shoferi i mjetit Gledion Velcani 30 vjeç nga Porteza e Fierit ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të shpejtësisë dhe ka përfunduar jashtë rrugës, në kanal.

Ai ka qenë duke udhëtuar bashkë me gruan e tij dhe fatmirësisht nuk janë plagosur. Burrë e grua të aksidentuar janë ndihmuar dhe janë nxjerrë nga mjeti, nga personat që kanë bizneset pranë vendit ku u regjistrua ngjarja. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të hetuar më tej rrethanat e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit