Dhunimi i dy të rinjve në veri të Kosovës, u sulmuan nga grupe kriminale

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01.06.2023, 16:43

Gjatë ditës së sotme në Mitrovicë u sulmuan dy të rinj kosovarë. Këta të fundit kanë qenë duke qëndruar në hyrje të sheshit në veri të Kosovës.

Djemtë janë sulmuar nga një grup kriminelësh serbë të cilët kanë qenë të maskuar dhe të organizuar për sulmin e kryer.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës e cila njofton se autorët kanë ikur në drejtime të ndryshme të qytetit të Mitrovicës.

“Si pasojë e sulmeve dy të rinjtë kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, njofton policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit