Mjeku apel burrave: Mos urinoni në këmbë, nuk është higjienike dhe dëmtoni fshikëzën e urinës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01.06.2023, 16:11

Burrat historikisht preferojnë të urinojnë në këmbë, por kjo gjë mund të jetë e rrezikshme. Sipas një studimi të fundit, të publikuar në “Daily Mail”, burrat nuk duhet të urinojnë në këmbë pasi kjo gjë dëmton fshikëzat e urinës dhe krijon probleme higjienike.

Urologu Gerald Collins i cili në spitalin Alexandra në Cheshire u bën apel burrave të urinojnë ulur pasi është më higjienike dhe më e mirë për shëndetin e fshikëzës. Në një raport të YouGov mbi urinimin e meshkujve, urologu anketoi mbi 7 mijë burra nga 13 vende të ndryshme të botës duke zbuluar se djemtë preferojnë të qëndrojnë në këmbë kur urinojnë dhe kjo rrezikon shëndetin e tyre.

Sipas studimit, vetëm 25% e australianëve ulen për të urinuar. Gjermania ka burrat më higjienikë, pasi 40% e tyre qëndrojnë ulur kur urinojnë, ndërsa në Singapor rreth 95% e burrave nuk ulen asnjëherë kur urinojnë. Sipas mjekut urinimi ulur siguron që muskujt e legenit dhe shtylla kurrizore të jenë plotësisht të relaksuar, duke e bërë më të lehtë lëvizjen. Sipas mjekut burrat urinojnë në këmbë për arsye se ata e konsiderojnë si më mashkullore këtë qëndrim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit