Kurti: Reduktojmë policët në Komuna vetëm kur bandat largohen, në Serbi ose në burg

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.06.2023, 18:53

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka folur për mundësinë e zvogëlimit të forcave policore nëpër objektet e komunave veriore. Megjithatë thotë se për të ndodhur një gjë e tillë, duhet që të largohen bandat të cilat adhurojnë Sllobodan Millosheviqin dhe Vladimir Putinin.

Kurti ka thënë se s’ka mundësi të mos mbrohen asetet publike nga bandat e këtilla dhe thotë se në momentin kur ato largohen atëherë mund të zvogëlohet numri.

“Unë natyrisht mund ta paramendoj zvogëlimin e policisë në ndërtesat e komunave atëherë kur të largohen këto banda që adhurojnë Millosheviqin e Putinin. Ata ose le të shkojnë në Serbi, ose duhet t’i çojmë në burg. Mirëpo s’ka mundësi që të mos i mbrojmë asetet publike nga bandat e këtilla. Kur të largohen mund ta zvogëlojmë numrin”, ka thënë Kurti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit