Sulmohen dy shqiptarë në veri të Kosovës, dërgohen në spital

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01.06.2023, 13:50

Është tensionuar më tej situatat në veri të Kosovës.

Mësohet se dy shqiptarë janë sulmuar nga një grup serbësh në Mitrovicë.

Shqiptarët kanë qenë duke u kthyer nga Mitrovica e Veriut drejt Mitrovicës së Jugut teksa janë sulmuar nga persona me maska.

Pas plagosjes, të rinjtë janë dërguar me urgjencë në spital.

Policët kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit