Aksident në Elbasan, makina përplas 80-vjeçarin

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01.06.2023, 13:24

Një aksident me një të plagosur ka ndodhur në lagjen "28 Nëntori". Makina me shofer shtetasin E. Xh., 34 vjeç, ka aksidentuar shtetasin A. B., 80 vjeç, këmbësor i cili po ecte te vijat e bardha. Ky i fundit u dërgua në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, ndërsa po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 12:00, në lagjen "28 Nëntori", automjeti me drejtues shtetasin E. Xh., 34 vjeç, ka aksidentuar shtetasin A. B., 80 vjeç, këmbësor, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. Shtetasi E. Xh. u shoqërua në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit