Me flamurin kuq e zi dhe simbolin e shqiponjës, shqiptarët marshojnë në Mitrovicë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01.06.2023, 12:35

Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në afërsi të Urës së Ibirit në Mitrovicë, për të marrë pjesë në protestën e cila u paralajmërua në rrjetet sociale.

Me flamurin kuq e zi dhe simbolin e shqiponjës, shqiptarët janë bërë bashkë për të protestuar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Qytetarët kanë shprehur se janë kundër dhunës ndaj policisë së Kosovës dhe KFOR-it, ndonëse Policia e Kosovës dhe ministri i Brendshëm bën thirrje që të bojkotohet kjo protestë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit