Suedia në tjetër nivel, nuk lejon pirjen e duhanit as në ballkonet e shtëpive

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 01.06.2023, 12:18

Shqipëria mund të themi se ka avancuar disi në lidhje me pirjen e cigares në vendet e mbyllura. Prej vitesh nuk lejohet, megjithëse ka lokale, që e sfidojnë ligjin dhe tymosin edhe ata që nuk e pinë duhanin. Por në Suedi kanë mbërritur në një tjetër nivel sa i përket këtij fenomeni.

Nutricionisti Altin Joka, në një lidhje direkte nga Suedia me “Euronews”, tregoi se në vendin ku ai jeton dhe punon nuk lejohet të pihet cigare as në ballkon. “Suedia vërtet ka bërë uljen e duhanit në popullatë dhe do të shkojë te vizioni 0, por në aspektin e rritjes së snusit, pra të këtij produkti që është në formën e një pustine të vogël, është rritur 20%.

Suedia shikon që duke pirë ti duhan dëmton dhe fëmijët, dëmton dhe të tjerët përreth, ndërsa me snusin dëmton vetëm veten tënde në aspektin e nikotinës dhe disa helmeve të vogla, sepse duhet të dimë që vetëm duhani ka 600 komponentë negativ”, u shpreh Joka.

Kujtojmë se Suedia është e fundit në renditjen e Eurostat për konsumin e duhanit. Nga ana tjetër, në Shqipëri trendi i duhanpirësve sa vjen e rritet, me moshën e re, që vijon të jetë e orientuar në konsumimin e këtij produkti, që nuk ka asnjë të mirë në organizëm dhe mund të sjellë sëmundje të ndryshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit