Gjykata e Posaçme lë në burg Fredi Belerin, lirohet Pandeli Kokaveshi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.06.2023, 11:46

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin “arrest me burg” për Fredi Belerin si dhe ka vendosur të lirojë Pandeli Kokaveshin.

Seanca në GHJKKO nisi sot në orën 10:00 për ankimimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin, të dy të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 14 majit në Himarë.

Mësohet se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, nuk është paraqitur në seancë, ai u përfaqësua nga avokatët e tij të cilët kërkojnë një masë më të butë sigurie për të.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit