Gjermania dhe Franca ndërmjetësojnë në krizën e Kosovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.06.2023, 11:48

Kancelari Scholz e presidenti Macron duan të ndërmjetësojnë në konfliktin e ashpërsuar ditët e fundit në Kosovë. Në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian ata takohen me presidenten Osmani e presidentin Vuçiq.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebelstreit bëri të ditur në Berlin se në kuadër të samitit të dytë të Komunitetit Politik Europian, që zhvillohet të enjten në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau, kancelari gjerman, Olaf Scholz do të zhvillojë bisedime së bashku me presidentin francez, Macron me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin Vuçiq për gjendjen aktuale në veriun e Kosovës.

Scholz dhe Macron zhvillojnë bisedime edhe me presidentin Vuçiq, i cili para samitit në Kishinau ka thënë se hapi i parë për uljen e tensioneve do të ishte tërheqja e “gjoja kryetarëve” të komunave nga veriu. Ai i bëri thirrje autoriteteve të Kosovës të tërheqin kryetarët e bashkive. Ky hap do të ishte hapi më i fuqishëm, ka kërkuar Vuçiq.

Presidenti francez, Emmanuel Macron në kuadër të takimit në Kishinau e ka quajtur zhvillimin e zgjedhjeve lokale në veri një gabim. Macron ka thënë, se ka një përgjegjësi të qartë të autoriteteve kosovare për situatën aktuale.

Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani, deklaroi se shtetet aleate duhet të ndihmojnë në ndaljen e veprimeve destabilizuese të Serbisë në veri, derisa shtoi se duhet të kërkohet edhe zbatimi i marrëveshjeve të dakorduara në Bruksel,raporton Dw.Ajo, në Samitin e liderëve evropianë në Moldavi, deklaroi se është e rëndësishme të takohet me liderët evropianë për t’iu shpjeguar se çka po ndodh aktualisht në veri. Osmani tha se nuk e ka në plan që të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit