Spasovski: Është rritur efikasiteti në zbulimin e kontrabanduesve të emigrantëve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.06.2023, 11:38

Rruga ballkanike e emigrantëve ishte një nga temat që ka trajtuar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në një intervistë për “Sloboden Peçat”. Duke iu përgjigjur pyetjes se a po zvogëlohet numri i personave që kalojnë tranzit nëpër vend, ai theksoi se nëse analizohen shifrat ka rënie, por migrimi mbetet sfidë edhe në periudhën e ardhshme.

“Në periudhën nga 1 janari deri më 21 maj 2023 janë parandaluar 3518 tentativa për të kaluar kufirin shtetëror nga emigrantë dhe vitin e kaluar ky numër ishte 5226. Tregon se kemi një ulje të tentativave dhe jo pak, por me 42%. Kemi edhe një tentim të reduktuar në kufi me Republikën e Serbisë për 32%. Tre vendet kryesore nga vijnë më së shumti emigrantë janë Siria, Maroku, Kongo dhe një pjesë e vogël e Pakistanit”.

“Është karakteristikë në zonën e migrantëve që aktiviteti i zbulimit nga policia e RMV-së rritet shumëfish. Kemi parandaluar 29 raste të kontrabandimit të migrantëve, dhe rreth 234 migrantë kanë tentuar të kontrabandohen vetë. Për 21 persona janë marrë masat e prokurorisë, dy prej të cilëve janë shtetas serbë dhe një shtetas turk”, tha ministri Spasovski.

Sa i përket ballafaqimit me migracionin ilegal, ai theksoi se marrëveshja e nënshkruar me Frontex është jashtëzakonisht e rëndësishme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit