“Allahu na e merr hakun”/ Policia në Vlorë largon me forcën nënë e bijë nga banesa, nis shembja e godinës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.06.2023, 11:30

Ditën e sotme IMT ka shkuar që herët mëngjes që të prish një objekt 2-katësh në Vlorë. Sipas bashkisë banesa dykatëshe do të prishet me pretendimin se aty do kalojë një rrugë.

Banorët kanë bërë rezistencë, por policia ka ndërhyrë dhe i ka marrë me forcë. Ndërkohë 2 prej 6 familjeve që jetojnë në këtë ndërtesë janë shprehur kundër prishjes pa marrë një firmë nga bashkia se do të dëmshpërblehen dhe do të kenë një banesë të re.

Policia me forcë ka arritur t’i largojë banorët, vetëm Tatiana Hoxhaj që jetonte bashkë me vajzën e saj nuk ka pranuar të dali nga banesa pasi nuk pranon vlerën që i është dhënë, rreth 37 milion lekë të vjetra.

“Allahu na merr hakun” është shprehur ajo teksa ishte ngjitur sipër tarracës me të bijën. Ndërsa pas disa minutash rezistencë, ato kanë zbritur nga tarraca, dhe fadromat e IMT kanë vazhduar punën për prishjen e godinës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit