“Ishte diçka djallëzore, më falni”, momenti kur 12-vjeçarja arrestohet për vrasjen e vëllait të saj

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 01.06.2023, 11:29

Një 12-vjeçare, e cila vrau vëllain e saj vetëm 9-vjeçar, është arrestuar, ndërkohë që pamjet e operacionit të policisë janë bërë virale në rrjetet sociale. Ngjarja ka ndodhur në SHBA, teksa e mitura e ka pranuar krimin makabër.

Në momentin e ngjarjes raportohet se djali ka qenë në gjumë, teksa pas sulmit ai u dërgua në spital me plagë të rënda, por ndërroi jetë pas vetëm dy orësh, duke mos i mbijetuar dëmtimeve të marra. Sulmi i përgjakshëm ndodhi në fillim të vitit, konkretisht më 5 janar, në Tulsa, Oklahoma.

SHIKO VIDEON E ARRESTIMIT

12-vjeçarja, emri i së cilës nuk bëhet publik për shkak të moshës së saj, u tha policëve dhe hetuesve se e qëlloi me thikë 9-vjeçarin, teksa ai ishte në shtrat dhe po flinte pak pas mesnate. Më pas ajo u ngjit një kat më lart dhe hodhi thikën nga dritarja.

Raportohet se ajo vetëm qan dhe kërkon vazhdimisht falje, duke thënë se nuk e di përse e bëri atë veprim dhe pyet dëshpërimisht nëse do të shkojë në burg apo jo. “Më fal Më fal! Nuk doja që gjërat të ndodhnin kështu! Do ta kaloj jetën në burg”, i thotë 12-vjeçarja policit gjatë arrestimit.

Edhe tashmë në izolim, 12-vjeçarja vijon të përsërisë se i vjen keq dhe se nuk e di se çfarë ka ndodhur. “Ishte diçka djallëzore”, mësohet të ketë thënë ajo për të justifikuar veprimin makabër të saj. Institucionet nuk janë ende të bindur se ajo është e parrezikshme për komunitetin dhe do të vijojë të qëndrojë në izolim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit