Mbështesin dhunën e serbëve ndaj Kosovës, filorusët protestojnë në Malin e Zi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.06.2023, 11:18

Në Malin e Zi një grup qytetarësh kanë dalë në protestë duke mbështetur dhunën agresive të serbëve ndaj KFOR-it në veri të Kosovës. Teksa ecnin nëpër qytet pjesëmarrësit brohorisnin “Kosova është zemra e Serbisë”. Gjithashtu, ata kishin veshur bluza me mesazhet “Vëllai për vëllain, nuk ka dorëzim”, “Kosova është Serbi”, “Mali i Zi – Rusi”, si dhe me imazhin e presidentit rus, Vladimir Putin.

Ftesa për tubim është shpërndarë në rrjetet sociale dhe thuhet se është organizuar nga një grup qytetarësh, ku pjesa më e madhe ishin serbë. Pasi një e treta e banorëve të Malit të Zi identifikohen si serbë

Pjesëmarrës ishin edhe disa deputetë të partive më të vogla pro-serbe, si Bogdan Bozhoviq nga Partia Popullore Socialiste dhe Marko Millaçiq nga Mali i Zi i Vërtetë.

Ndërsa mësohet, se do të organizojnë një tjetër tubim në qytetin e Nikshiqit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit