Dështon edhe këtë vit Ministria e Arsimit, teza e provimit të anglishtes u publikua në rrjetet sociale

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.06.2023, 10:55

Pavarësisht paralajmërimet të Ministrisë së Arsimit se këtë vit monitorimi në provimet e maturës do të jetë i rreptë, teza e provimit të anglishtes është publikuar vetëm pak minuta pasi nxënësit kanë hyrë në salla.

Në faqe të ndryshme është publikuar varianti B i testimit për gjuhën angleze.

Pavarësisht përpjekjeve të ndryshme që janë bërë për të shmangur këtë fenomen, edhe këtë vit Ministria e Arsimit duket se ka dështuar sërish për të shangur përdorimin e celularëve nga maturantët. Tani presim çdo të thotë ministrja Kushi për dështimin e radhës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit