Ngjarja në Fresk/ Arapi i vuri 100 mijë euro gjobë italianit, më pas dërgoi të miturin t’i shpërthente biznesin

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 01.06.2023, 10:48

Zbardhen prapaskenat e vendosjes së tritolit në fasonerinë e një shtetasi italian në zonën Freskut në Tiranë pak kohë më parë. Mësohet se Edmond Arapi nga Himara, i cili është porositësi i tritolit, i kishte vënë gjobë 100 mijë euro biznesmenit italian.

46-vjeçari mësohet se është me precedent të mëparshëm penal, i akuzuar për plagosje. Arapi e ka kërcënuar disa herë italianin që t’i jepte paratë, por ky i fundit ka refuzuar dhe më pas 46-vjeçari organizoi vënien e tritolit në hyrjen e biznesit të italianit.

Arapi kontaktoi 16-vjeçarin, i cili më pas ka vjedhur një biçikletë. Ndërkohë, Arapi i ka siguruar edhe sasinë e tritolit të miturit, duke i premtuar 1 milion lekë të vjetra për t’i vendosur tritolin fasonerisë së italianit.

Pas vendosjes së tritolit autori 16-vjeçar dhe porositësi janë larguar për t’u fshehur, ku i mituri u arrestua në Valias, ndërsa Edmond Arapi në Himarë. Ka qenë pikërisht i mituri, ai që ka nxjerrë emrin e Arapit, duke pranuar se 46-vjeçari i kishte premtuar se do ta paguante për vënien e tritolit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit