“Ta kemi se nuk i dihet”, burrat pranojnë se mbajnë prezervativ në xhep edhe në varrime

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 01.06.2023, 10:25

E mbani mend romancën? Më duket se ka vdekur. Pse? Vazhdoni të lexoni. Disa thonë se humori të bën më shumë për të qeshur kur bazohet te jeta reale dhe duket se kanë tërësisht të drejte, pasi pikërisht në jetën e vërtetë ndodhin ngjarje që mund t’ju shkrijnë së qeshuri.

Gjithsesi, e lëmë të qeshurën, sepse kemi diçka më serioze për të treguar. Pas një studimi të fundit, duket sikur filmi “Wedding Crashers” ka parashikuar ose ka ditur gjithçka mbi sendet që mbajnë meshkujt në xhep kur shkojnë në një ceremoni varrimi.

Në një nga skenat më ikonike të këtij filmi, personazhi i Will Ferrell shihet duke u përqafuar me gratë në funeral, me pretendimin se pikëllimi është afrodiziaku më i fuqishëm i natyrës. Dhe duket se në një nga komeditë më të mëdha, ka pasur një të vërtetë të madhe.

Sipas një studimi të markës së prezervativëve “Trojan”, Ferrell nuk është i vetmi që mendon kështu, pasi rezultatet e studimit kanë treguar se një në tetë burra të moshës deri në 35 vjeç pranojnë se kanë marrë me vete një prezervativ në një varrim. “Për çdo rast”, e kanë argumentuar ata.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit