Zbardhet shpërthimi i fasonerisë në Fresk, 46-vjeçari i dha 1 mln lekë minorenit për të vënë eksplozivin

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 01.06.2023, 09:48

Janë gjetur autorët vënies së eksplozivit në fasonerinë në zonën e Freskut, pranë “Bunk’Art”-it para pak ditësh, ku një shpërthim shqetësoi gjithë banorët e zonës, si dhe shkaktoi dëme të shumta materiale. Siç është njoftuar më parë, biznesi ishte në pronësi të një italiani, që operonte prej 8 vitesh në Shqipëri.

Policia bën me dije se është arrestuar 46-vjeçari Edmond Arapi dhe një shtetas minoren, vetëm 16 vjeç. Sipas dosjes hetimore, 46-vjeçari i ka dhënë 1 milionë lekë të vjetra të minorenit për të vënë në derën e biznesit lëndën plasëse, që konsistonte me rreth 50 gramë tritol. Ka qenë 16-vjeçari, ai që ka treguar se e ka paguar Arapi.

NJOFTIMI – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 dhe atë të Himarës, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur me datë 25.05.2023, në një fasoneri në rrugën “Fadil Deliu”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Explosion”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit E. A., 46 vjeç dhe i një shtetasi 16 vjeç. Nga veprimet hetimore dhe provat e siguruara dyshohet se 46-vjeçari e ka shtytur 16-vjeçarin, duke i ofruar shumë 100 000 lekë të rinj, për të vendosur sasisë e lëndës plasëse në fasonerinë në pronësi të shtetasit R. G.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një biçikletë e përdorur nga 16-vjeçari, e dyshuar e vjedhur më parë, veshjet që ai ka përdorur gjatë vendosjes së eksplozivit, si dhe një mekanizëm shkrehës arme, e cila u gjet gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. A. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit