Me bluza me shkronjën “Z” dhe imazhin e kriminelëve të luftës, në Mal të Zi u mbajt një tubim “në mbështetje të serbëve në Kosovë”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.06.2023, 10:37

Të mërkurën në Podgoricë të Malit të Zi është mbajtur një tubim, siç është thënë “në mbështetje të serbëve në Kosovë”.

Sipas mediave në Mal të Zi, përcjell Telegrafi, të pranishmit, pasi u mblodhën para një kishe, nisën një shëtitje proteste. Dhe pas një ore, të mbledhurit u shpërndanë të qetë.

Megjithatë, nuk dihet organizatori i takimit ku morën pjesë dhjetëra qytetarë, edhe pse njëri nga të grumbulluarit kishte thënë se ishte një “grup qytetarësh”.

Ndërkohë, raportohet se ftesa për tubim është dërguar përmes rrjeteve sociale dhe pjesëmarrës ishin edhe disa deputetë të partive më të vogla pro-serbe.

Siç bëjnë të ditur mediat në Mal të Zi, të mbledhurit mbanin flamuj serbë dhe kishin veshur bluza me fjalët “Kosova është Serbi”, “Rusi-Mali i Zi”, dhe kishte edhe disa me shkronjën “Z” dhe imazhin e Ratko Mlladiqit e Vladimir Putinit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit