Serbët fillojnë të mblidhen në Zveçan dhe Zubin Potok

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.06.2023, 08:34

Qytetarë në Zveçan kanë nisur të grumbullohen që nga orët e para të mëngjesit, por në numër më të vogël se dje.

Punonjësit e Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Zveçanit, që funksionon nën sistemin e Serbisë, janë duke u regjistruar në listën e të punësuarve që është vendosur në një tavolinë, si dëshmi “që vijnë në punë”.

Gazetarja e REL, e cila gjendet në Zubin Potok, raportoi për situatë të qetë atje.

Sipas saj, tash për tash është mbledhur një numër i vogël protestuesish serbë. Objektin e komunës është duke e ruajtur Policia e Kosovës, ndërsa forca të KFOR-it tash për tash nuk shihen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit