Plazhet publike në Vlorë drejt zhdukjes/ Qytetari: A është normale? Edhe ajrin do e privatizojnë ndonjë ditë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01.06.2023, 09:30

Sezoni veror ka trokitur dhe plazhet janë hapur për pushuesit vendas e të huaj. Bashkë me sezonin, dalin në pah edhe problemet lidhur me privatizimin e plazheve publike në vend. Ndonëse një problematikë që haset çdo vit, askush dhe asnjë institucion nuk mundohet të marrë zgjidhje.

Plazhet publike janë drejt zhdukjes, pasi oligarkët po grabisin dhe privatizojnë çdo metër të bregdetit. Së fundmi një qytetar ka denoncuar në JOQ, se në Vlorë po privatizohet çdo plazh publik. Ai shkruan se nëse kjo gjë vazhdon, edhe ajri do të privatizohet ndonjë ditë.

Qytetari:

Prsh joq. A eshte normale qe te privatizohet cdo plazh ne qytetin e vlores? Cdo vit privatizohet nga nje plazh. Me keto hapa edhe ajrin do ta privatizojne nje dite.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit